Një skenë qesharake do të ishte ajo e ndodhur përpara pak kohësh në “Europa League”, atje ku Zurich arriti të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj AEK Larnaca.
Menjëherë pas golit të vetëm të realizuar nga pika e penalltisë nga Kololli, ky i fundit shkoi për të festuar së bashku me tifozët e ekipit zviceran që kishin ardhur për të mbështetur skuadrën në transfertë, por duke shkaktuar një moment qesharak, që do të bënte gjithë xhiron e rrjeteve sociale.
Futbollisti shqiptar do të rrëzohej në gropën e stadiumit, duke shkaktuar edhe pak momente paniku te tifozët dhe lojtarët, që menjëherë e hodhën vështrimin te Kololli. E rëndësishme do të ishte fakti që lojtari shqiptar nuk pësoi asnjë lëndim, ndërsa që e gjitha kjo të mos përsëritet më, mendojnë tifozët.
Nëpërmjet një mbishkrimi në anë të stadiumit, tifozët kanë lënë një këshillë për Kolollin: “Mos u hidh më këtu”. Ashtu ndodhi, Zurihu arriti të fitonte me rezultatin 3-2 ndaj Leverkusenit, ndërsa për herë të parë pas kaq shumë kohësh, lojtari i Kosovës nuk ka arritur të shënojë. /Shqiperia.ch/