You are here
Home > Formula 1 > Kishte kohë të kthente edhe kafen! Hamilton me pit stopin më të gjatë dhe të dështuar në karrierë

Kishte kohë të kthente edhe kafen! Hamilton me pit stopin më të gjatë dhe të dështuar në karrierë

Gara e Gjermanisë ka dhuruar surpriza të mëdha me “Formula 1” në ditën e djeshme. Kështu nga 5 pilotët e parë që e nisin në këto pozicione garën, do të mbijetonte vetëm Verstapen, që arriti të fitonte edhe vendin udhëheqës.

Të gjithë të tjerët kanë përfunduar jashtë objektivave, ndërsa Vetel arriti në vendin e dytë, megjithëse u nis nga i fundit. Ndërkohë një nga pit stopet më të dështuara të karrierës ka përjetuar Hamilton, që duhet të fajësoj skuaderin e tij për mënyrën sesi ia hoqën fitoren nga dora.

Piloti në fjalë nuk rezistoi dot me gomat për mot të thatë, duke e dëmtuar menjëherë makinën e tij pasi kishte dalë nga bosket. Kampioni i botës u rikthye sërish në pit stop, por skuderia u gjet e papërgatitur dhe mori pafundësisht sekonda për të gjetur dhe dalluar gomat e Hamilton nga ato të Botas, por edhe për të ndërruar pjesën e përparme të makinës. Padyshim që në kushte të tilla piloti i Mercedes kishte kohë edhe të kthente një kafe… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top