Fitorja e Kosovës ndaj Bullgarisë në shifrat 2-3, është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat e njohura europiane. Por një pasqyrim më të gjerë ka marrë në Zvicër, për shkakun se në këtë vend është edhe origjina e trajneri Shaland.
“Blick.ch” e hap artikullin e saj për fitoren me titullin: “Bëjani një statujë Shalandit tani”. Sigurisht, arritje e jashtëzakonshme është e këtij trajneri, por më të rëndësishëm janë lojtarët që gjenden në fushën e lojës, pasi pa ta, asgjë nuk mund të bëhet.
Pra mesazhi është i qartë, njëkohësisht edhe pyetja që mund t’i shtrohet medias së njohur zvicerane: “Cilit prej lojtarëve shqiptarë i keni bërë statujë, duke parë se falë tyre gjendeni në nivelet më të lartë të futbollit ndërkombëtar?”. Askujt! Prandaj trajneri Shaland duhet falenderuar për këto arritje fantastike që po bën te Kosova, por për të folur rreth statujave, është e tepërt. Parimi që “zvicerani vlen më shumë se shqiptarët”, nuk mund të zërë vend në trevat tona. Nëse kërkojnë statuja, atëherë vetë shteti në fjalë duhet t’ia nisë sa më shpejt me futbollistët shqiptarë. /Shqiperia.ch/