
Një nga këngëtarët më të famshëm në trevat shqiptare është artisti që njihet si “Mc Kresha”. Ai ka rrëfyer për mediat në Kosovë se shumë shpejt karriera e tij do të ketë lidhje me futbollin. Këngëtari njihet si një tifoz i çmendur i skuadrës së Liverpulit, por tashmë do të ketë lidhje direkte me botën e sportit.
Në një intervistë të tij, Kresha është shprehur që pas pak kohësh do të heqi dorë nga këngët, duke u transformuar në një menaxher futbolli. Kjo gjë mund të duket disi e çuditshme, por mjaftojmë të kujtojë faktin që këngëtari në fjalë, ka shumë njohje me futbollistë të ndryshëm në skenën europiane.
“Nuk mund të këndoj edhe kur të krijoj familje, e fëmijët e mi të jenë 20 vjeç. Pas muzikës do të bëhem menaxher i futbollit”, ishin fjalët e këngëtarit Mc Kresha. Tashmë mbetet për t’u parë afirmimi i tij si menaxher në momentin që do të vendosi që të lërë muzikën. /Shqiperia.ch/