You are here
Home > Futboll Bota > Kemi pushtuar Zvicrën, një shqiptar mes “yjeve” të javës

Kemi pushtuar Zvicrën, një shqiptar mes “yjeve” të javës

Young Boys është shpallur kampion në Zvicër, ndërkohë që Basel pas triumfit të skuadrës verdhezi nuk qëndroi dot pa ngacmuar: “Mbajeni mirë trofeun deri vitin tjetër”.

Mesazhin e parë ia dhanë një ditë më parë, teksa i mundën me rezultatin 5-1. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi Albian Ajeti, i cili ia doli të realizonte dy gola, duke shkuar në kuotën e 12 golave të realizuar me fanellën e Basel këtë sezon në kampionat.

Sulmuesi, i cili sikurse thuhet nuk ka pranuar të luajë me Shqipërinë, ndryshe nga vallai i tij Arlindi, luajti për 81 minuta dhe në takimin e djeshëm realizoi golin e tretë dhe të katërt.

Javën e  shkuar në formacionin më të mirë të përzgjedhur nga “Blick” ishte përfshirë sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, kurse tek më të dobëtit Bujar Lika. Këtë javë nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë në “Flop Team”.

Mbrojtësi i djathtë në takimin e kësaj jave që Grasshopper fitoi 2-0 ndaj Sion nuk ishte në fushë, ashtu sikurse Ermir Lenjani në krahun tjetër. Për skuadrën nga Zyrihu titullarë ishin Nedim Bajrami dhe Gjelbrim Taipi. Kundërshtar kishin Pajtim Kasamin, që luajti deri në fund të ndeshjes. Pak minuta edhe për mbrojtësin Sadik Vitija, që u fut në fund nga Fink. I riu, vetëm 19 vjeç, ka luajtur me Zvicrën U17 në të shkuarën.

Idriz Voca dhe Demhasaj fituan në transfertë kundër St. Gallen, ndërkohë që nuk pati asnjë minutë sërish për Hekuran Kryeziun, që pritet të largohet këtë verë nga Zvicra me parametra zero. Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu festuan me Zurich fitoren 0-1 në transfertë kundër Thun.

Të dy luajtën gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që nga minuta e 64-t u aktivizua edhe Izer Aliu. Edhe në takimin tjetër, Lugano-Lausanne Sport, që përfundoi 2-0, pati shqiptarë në fushë. Për miqtë luajti sulmuesi Andi Zeqiri, që vjet ishte i huazuar te Juventusi. Ai zbriti në fushë në të 46’, kurse në krahun Jetmir Krasniqi luajti për 15 minuta në fund. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top