Këmbana që vijnë e shtohen kundër Panuçit, nga Shqipëria e Spanja, për një arsye apo një tjetër. Tekniku italian është ai që vendoset në qendër të polemikave për zgjedhjet që ai kryen. Një media pranë klubit të Albacete, ekip ku aktivizohet edhe Rey Manaj, është ankuar për faktin se Panuçi e ka marrë sulmuesin e tyre nga 6.000 kilometra largësi, për ta aktivizuar vetëm 24 minuta loje.
Kështu shkruan “Eldigitaldealbacete”, që nuk pajtohet kurrsesi me këtë vendim të tekniku italian. Gjithsesi sulmuesi është kthyer në Spanjë për të vazhduar stërvitjen me klubin e tij. Tashmë duhet të shohim sesa do i besojnë dhe do e kenë në planin e tyre spanjollët, sulmuesin shqiptar. /Shqipëria.ch/