Majlinda Kelmendi është rikthyer me fitore, ku ditën e djeshme ka arritur të marrë triumfin e parë, në kompeticionin që po zhvillohet në Abu Dhabi. Dardanasja arriti të mposhti xhudistën ruse, Yulia Kazarinam, ku kjo e fundit gaboi tre herë dhe mori kartonin e kuq.
Klemendi ia doli fillimisht në këtë kompeticion, teksa në sfidën e ardhshme, kampionia Olimpike në fuqi, do të përballet me polaken, Karolina Pienkoëska, e cila e ka kaluar randin e parë automatikisht, pa luftuar.
Kujtojmë këtu që Kelmendi është rikthyer të përballet në tapet pas 14 muajsh pushim, për shkak të një dëmtimi të pësuar në Budapest, gjatë kampionatit Botëror 2017. Mesa duket ajo është rikthyer në formën e saj më të mirë të mundshme dhe këtë gjë e tregoi në përballjen me rusen, ku pavarësisht eleminimit me karton, Kelmendi tregoi se ishte më superiore. /Shqiperia.ch/