Majlinda Kelmendi është zyrtarisht në finalen e madhe Grand Prix në Tel Avivit të Izraelit. Xhudistja shqiptare kaloi me jo pak lehtësi në gjysmëfinale rumunen Andreea Chitu, duke siguruar medialjen e argjendtë. Më herët Kelmendi mposhti në fazën e parë gjeorgjianen Tetiana Levytska-Shukvani ndërsa në çerekfinale kaloi pa shumë probleme xhudisten zvicerane Fabienne Kocher.
Në finale xhudistja nga Kosova do të përballet me vendasen Gili Cohen. Në kategorinë e peshës 52 kg, Kelmendi do të kërkojë të artën. Kundërshtarja Cohen ka qenë kampione e xhudos për Izraelin në kategorinë 52kg shtatë herë radhazi , nga 2011 deri në 2017. Po në prill të 2017, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix Antalya në Turqi në peshën 52 kg.
Sa i përket xhudustes shqiptare, Kelmenti do të kërkojë medialien e parë të artë për vitin 2019 dhe të 22-tën në karrierën e saj. Suksese të padiskutueshme këto për aktualisht kampionen e botës në xhudo./Shqiperia.ch/