Verstapen ka arritur të fitojë në garën dhe pistën e Austrisë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Pas një starti skandaloz të këtij piloti, në xhirot e fundit do të parakonte tre vendet e para, për t’ia dalë edhe këtë herë.
Në duelin me Lekler për vendin e parë, pati edhe një incident. Në tentativën për parakalim të Verstapen, do të kishte edhe një kontakt të kërkuar më shumë nga Lekler, që e nxori këtë të fundit më shumë jashtë pistës.
Flasim për dy pilotë të rinjë, që janë edhe e ardhmja e garantuar e “Formula 1”. Në fundin e garës, Lekler do e quante një turpërim dhe padrejtësi të gjithën këtë që ndodhi, ndërsa Verstapen do të shprehej: “Prandaj jemi në “Formula 1, asgjë serioze”.
Disi ironike dhe karma që rikthehet, pasi e njëjta histori do të ndodhte edhe disa vite më parë mes këtyre dy pilotëve, vetëm se me role të ndryshme. Lekleri do ia merrte vendin e parë Verstapenit duke e devijuar nga pista.
“Ishte thjeshtë e padrejtë. Unë po kryesoja, ai më shtyti makinën, ia bëra dhe unë të njëjtën gjë dhe pastaj më nxori nga pista. Ishte e padrejtë”, do të shprehej Verstapen. Ndërsa reagimi i Lekler do të ishte i shkurtër: “Asgjë, ishte vetëm një incident”. /Shqiperia.ch/
History repeats itself pic.twitter.com/hu7R0d22OX
— Nabeela ⋆ (@JustNabz) June 30, 2019