You are here
Home > Futboll Bota > Karma/ E presin në besë grekët siç ia bëri Shqipërisë, po tani si ndihesh Fiorin Durmishaj?

Karma/ E presin në besë grekët siç ia bëri Shqipërisë, po tani si ndihesh Fiorin Durmishaj?

Fiorin Durmishaj u tansferua në mënyrë të bujshme te ekpi I Olimpiakos-it, pak kohë pasi sulmuesi hoqi dorë nga Kombëtarja kuq e zi për t’iu bashkuar asaj helene. Por duket se historia tashmë ka marrë rrjedhë tjetër, pasi  mësohet se 22 veçari është jashtë planeve të kryeqytetasve.

Mediat greke raportojnë se trajneri Pedro Martins e ka lënë lojtarin jashtë listës së ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër ekipit të Bashakshehir-it. Nisur nga hera e fundit, trajneri portugez ka bërë 3 ndryshime në listë duke ia besuar vendin e Durmishajt, lojtarit që sapo u është bashkuar ekipit të Pireut, Hilal Sudan.  Me sa duket “karma” ka nisur të veprojë edhe mbi ish-lojtarin e Shpresave të Shqipërisë, duke iu pergjigjur me të njëjtën monedhë që ai i dha kuqezinjve.

Tashmë përflitet se ka një thyerje të marrëdhënies mes sulmuesit me origjinë shqiptare dhe Olimpiakosit, ku nuk mund të përjashtohet edhe një huazim. Po tani, me prerjen në besë, si ndihesh Durmishaj? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top