
Skuadra e Ingloshdatit ku luan edhe kapiteni i Kombëtares tonë, arriti së fundmi të mposhtë në transfertë ekipin e Dortmundit me rezultatin e thellë 0 me 3. Kjo fitore e tyre i ka kushtëzuar shumë Hamburgut, teksa këta të fundit momentalisht rrezikojnë vendin e tretë që vitin e ardhshëm të dërgon në “Bundesligë” dhe njëkohësisht nuk mundet që të plotësojnë objektivin e tyre kryesor për t’u rikthyer në elitën e kampionatit gjerman.
Duket se Mavraj ka një kënaqësi më vete, pasi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, u shpreh se ishte i lumtur që u takua sërish me ish ekipin e tij: “Ishte bukur të shihja sërish Hamburg”. Kjo duket edhe një formë “hakmarrje” kundrejt tyre, pasi Hamburgu kohë më parë mund ta quajmë se e “keqtrajtoi” shqiptarin. Mjaftojmë të kujtojmë citimin e trajnerit të aso kohe, Titz, që u shpreh për kapitenin, se ishte i pa vlerë për klubin që ai drejtonte.
“Mërgim Mavraj? E dërguam tek të rinjtë, pasi është i pavlerë”, u shpreh ai.
Mesa duket, mbrojtësi 32-vjeçar, ka bërë drejtuesit e Hamburgut që të pendohen për të, pasi që nga largimi i tij, mbrojtja e klubit gjerman, ka çaluar shumë, duke ndikuar edhe në rezultatet negative që ata kanë marrë këtë sezon. Nga të gjtha ndalesat e Hamburgut, në rast se deri në fund të kampionatit nuk do mundet të ngjitet në një nga tre vendet e para të tabelës së renditjes, atëherë disfatën në shtëpi përballë ish lojtarit të tyre, Mërgim Mavrajt, do ta kujtojnë gjatë në memorie./Shqiperia.ch/