
Liverpuli është mundur në transfertë e sotme ndaj Wolves, me rezultatin 2-1. Trajneri Klop kishte vendosur të ndryshonte gjithçka në formacion, duke i lënë më tepër hapësira lojtarëve të stolit.
Një mundësi të mirë për të shfrytëzuar kishte edhe Xherdan Shaqiri, që e nisi nga minuta e parë këtë takim, ndërsa Salah gjendej në stol. Futbollisti me origjinë shqiptare nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje Kupe, megjithëse iu mohua goli i karrierës.
Ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit, gjeti edhe reagimin brilant të portierit kundërshtar, që i ndihmuar edhe nga shtylla, shpëtoi golin e barazimit. Sigurisht që nëse sfera do të përfundonte në rrjetë, ky do të ishte goli më i bukur i Shaqirit me Liverpulin. /Shqiperia.ch/
? | Unbelievable save! pic.twitter.com/n4Iy3d2OnG
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 7, 2019