Në mediat në Kosovë është përhapur së fundmi ideja e afrimit të kapitenit të Beshiktashit te Kosova. Bëhet fjalë për mbrojtësin 28-vjeçar, Neçip Usyal. Nuk është një emër dhe rast i padëgjuar, pasi në kohën e Bunjakut u bën disa tentativa për afrimin e tij te Kosova.
Një gjë e tillë nuk u arrit asokohe, por nuk përjashtohet mundësia në këtë moment. Një sinjal ka ardhur nga lojtari, që në profilin e tij në “Instagram”, ka shtuar edhe flamurin e Kosovës si për të treguar përkatësinë e tij.
Neçip Usyal është i lindur në Stamboll me prindër shqiptarë. Ai ka luajtur për të gjithë moshat e Turqisë, madje edhe një ndeshje me Kombëtaren A. Por bëhet fjalë vetëm për miqësore, ndërsa sipas rregullave ky lojtar lejohet që t’i bashkohet Kosovës. Mbetet për t’u parë nëse një gjë e tillë mund të ndodh në të ardhmen, pasi ekipi i Shaland çalon vetëm në qendër të mbrojtjes., aty ku Neçip Usal mund të jepte zgjidhjen. /Shqiperia.ch/