You are here
Home > Kombëtarja > Kapi simbolet shqiptare në Beograd, Mitroviç: Më pyesin edhe sot, do e bëja sërish

Kapi simbolet shqiptare në Beograd, Mitroviç: Më pyesin edhe sot, do e bëja sërish

Mbrojtësi Stefan Mitroviç do të kthehej në qendrën e vëmendjes në ndeshjen e Beogradit disa vite më parë, atje ku Serbia do të ndeshej me Shqipërinë.

Në momentin kur simbolet shqiptare po valviteshin në stadium, futbollisti serb u hodh për të kapur atë, e duke kërkuar të tallet me simbolet tona. Reagimi që mori ishte i menjëhershëm, teksa Taulant Xhaka dhe Andi Lila shkuan menjëherë për t’ia hequr nga duart. Tashmë që koha ka kaluar, në një intervistë për “Francefootball”, Mitroviç shprehet se do e përsëriste një veprim të tillë edhe sot.

“Gjithkush me pyet ende për këtë… I respektoj të gjithë, edhe sa i përket politikës. Por gjithçka që unë dëshiroja ishte që të vazhdoja ndeshjen, nuk mendova asgjë tjetër në atë moment. Më pas erdhën kundër meje, megjithëse nuk po kishte gjë tjetër, veçse një mërzitje kur shihja ndeshjen e ndërprerë. Nëse do të ndodhte sërish, do të bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Mitroviç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top