Rangersi ka arritur që të kualifikohet më tej në “Europa League”, duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Bragës. Goli i vetëm i takimit erdhi nga një zbritje me sprint të fuqishëm nga Kent në kundërsulm, që e kaloi bukur portierin me të majtën e tij.
Ndërkohë Hagi kishte gabuar nga 11-metërshi në fundin e pjesës së parë, duke gabuar për t’i kaluar në avantazh skocezët. Ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 3-2 dhe kështu është Rangersi që shkon në fazën e 1/16-ave në “Europa League”.
“Kamberi duhet të bëj lojën e pistë dhe nuk kam dyshime që mundet”, do të shprehej Gerrard para takimit. Flitej pikërisht për taktikën dhe mënyrën sesi ishte ndërtuar skema e trajnerit ndaj Bragës. Portugezët kishin 67% të mbajtjes së topit në favor dhe ishin të fortë në dyluftimet e tyre, duke shkuar edhe me dy futbollistë për t’i mos dhënë “oksigjen” Rangersit sa herë që këta të fundit binin në kontakt me topin.
Pra ajo që kërkohej ishte lufta e fortë fizike dhe kapja në befasi e kundërshtarit me kundërsulme, pasi nuk ishte një ndeshje e zakontë ku shihte skocezët në kontrollin e lojës. Kamberi ia doli që ta bëj detyrën e tij në pjesën më të madhe të rasteve, megjithëse nuk mundi të realizonte dhe u largua nga fusha në minutën e 80 pasi e nisi si titullar.
https://twitter.com/sturfcno1/status/1232732591159152640?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1232732591159152640&ref_url=http%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fkamberi-duhej-te-bente-per-80-minuta-lojen-e-piste-rangers-kualifikohet-me-tej-ne-europa-league%2F