You are here
Home > Kombëtarja > “Kam gjak Kosove”, Lirim Kastrati tregon për zgjedhjen e bërë: Zgjedhja e Shqipërisë? Nuk kishte të vërtetë

“Kam gjak Kosove”, Lirim Kastrati tregon për zgjedhjen e bërë: Zgjedhja e Shqipërisë? Nuk kishte të vërtetë

Lirim Kastrati ka mbyllur një vit të suksesshëm me Lokomotivën e Zagrebit dhe ka bërë edhe hapin e radhës në karrierë. Firma për Dinamon e Zagrebit, klubin më të madh të Kroacisë, është hedhur prej disa kohës. Talenti shqiptar premton shumë për të ardhmen, por kur vjen puna te zgjedhja e përfaqësueses së tij, duket se e ka ndarë tërësisht mendjen e tij.

Kastrati është shprehur së fundi për “Arena Sportive” në “RTK”, ku thotë me krenari se ka gjak Kosove dhe se do të luajë për dardanët. Një fenomen ky që po rritet vitet e fundit, teksa shqiptarët e Kosovës vendos të veshin fanellat blu në vend të asaj kuqezi të Kombëtares shqiptare.

“Aty ku mundem të ndihmojë gjithmonë do të jem i gatshëm. Pa marrë parasysh me Kombëtaren A apo me U21. E kam zgjedh Kosovën dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje. Jam vazhdimisht në kontakt me trajnerët Bernard Challandes dhe Rafet Prekazi. Gjithmonë kur vi të luaj për Kosovën e jap maksimumin dhe mundohem të arrijmë rezultate sa më të mira.

Kalimi i mundshëm dikur te Shqipëria? Jo, jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam kontakte që një vit e gjysmë me Kombëtaren e Shqipërisë. Kur kam vendosur të luaj për Kosovën kam vendos me zemër dhe kurrë nuk e vë në dyshim atë vendim dhe nuk i bie pishman. Jam i lindur në Kosovë dhe kam gjak Kosove dhe gjithmonë jam krenar me zgjedhjen time”, është shprehur Lirim Kastrati, raporton “Insporti“./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top