
Valon Berisha kaloi një nga momentet më të vështira të karrierës te skuadra e Lacios. Pikërisht atëherë kur duhej të tregonte sesa vlente, dëmtimet ia prishën planet mesfushorit shqiptar. Tashmë është rikthyer edhe më i fortë se më parë, për të bërë jehonë në elitën e futbollit italian.
Në bazë të intervistës së tij që ka dhënë gjatë orëve të fundit në mediat italiane, ndihmë e madhe i ka ardhur nga Thomas Strakosha për t’u ambientuar në Romë dhe për të mos ndierë shumë mungesën e të dashurëve të tij, që vetë e konsideron si një vëlla. Mes të tjerash Berisha ka theksuar: “Unë kam mentalitetin e fituesit. Dua gjithmonë që të fitoj në ndeshje dhe në stërvitje. Ishte vërtet e vështirë që të vija në Romë dhe të isha vetëm. Familja ime jeton shumë larg dhe ndihet distanca”, ka thënë Berisha. /Shqiperia.ch/