
Elton Kale është një prej futbollistëve të huaj, që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin për të vazhduar karrierën e tyre. Mesfushori brazilian ka shëtitur disa shtete të Europës, për të përfunduar fillimisht te Kukësi, e për të kaluar tashmë te Flamurtari.
Në një reportazh të përgatitur nga “Esportes”, futbollisti brazilian ka folur edhe për eksperiencën në Shqipëri. Ai shprehet se në vendin tonë rroga nuk vonohet kurrë, ndërsa me pagesën e tij, ka arritur të marrë shtëpi edhe në Brazil.
“Këtu paga nuk është kurrë vonë, erdha në këtë ekip sepse janë të saktë, ata kanë përmbushur atë që premtuan. Më dhanë një apartament dhe çdo gjë ishte e drejtë. Unë tashmë e di se ka ekipe të tjera që pagesa është vonuar, doli në gazetë se disa ekipe po e vonojnë rrogën.
Por presidenti këtu është një djalë shumë serioz. Me atë që kam fituar, tashmë kam blerë banesën time në Brazil. Për disa kohë unë kam biseduar me menaxherin tim për të parë një mundësi për të lënë Brazilin, sepse është i komplikuar, jo të gjithë paguajnë në atje kohë”, ka thënë Kale. /Shqiperia.ch/