Futbollisti shqiptar, Ergys Kaçe, duket të jetë gjithmonë e më larg ekipit të Panathinaikosit. Pavarësisht shkëlqimit të lojtarit të Kombëtares me skuadrën greke, aventura e tij me Panathinaikosin nuk do të vazhdojë më gjatë.
Kjo pasi kërkohet një shifër e madhe për të mbajtur kartonin e Kaçes. Jo pak, por 400.000 mijë euro në vit. Deri tani gjysma e shifrës paguhet nga ana e PAOK-ut, pasi është si huazim në ekipin aktual. Sa i përket kontratës së bashkëpunimit të Kaçes me PAOK-un, ajo skadon në 2020 dhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar mbetet në udhëkryq. /Shqiperia.ch/