Labinot Kabashi është lojtar që këto javë në kapin e akademisë së Barcelonës po flitet shumë për të. Ai ka një histori aq të ngjashme por edhe të veçantë krahasuar me lojtarët e tjerë shqiptarë që janë larguar nga vendi.
Familja e tij emigroi për në Finladë gjatë kohës së luftës, ku dhe ai lindi atje. Në moshën 3 vjeçare ai u kthye në vendin e prejardhjes së tij, Kosovë ku qëndori deri në moshën 6 vjeçare. Familja e tij vendosi të ndryshonte vendbanim, ku u transferua në Sallent, provicë në qytetin e Barcelonës. Sallenti ishte pikërisht skuadra ku Labinot Kabashi filloi të aktivizohej.
Pak vite më vonë ai u transferua tek ekipi i moshave të Barcelonës, ku menëherë nuk do të kalonte pa u vënë re. Trajneri e të rinvje të eikipt të Barcelonës, Alex Gomezin ka thënë: “Kabashi ka cilësi të larta si lojtarë, dhe të gjithë trajnerët e akademis këtu tek Barcelona, e cilësojnë atë si Iniesta në lindje”, citon gazeta “Zëri”.
Labonit Kabashi është një lojtar me një të ardhme shumë të madhe dhe pse është vetëm 18 vjeç. Ai pritet që vitin tjetër të grumbullohet në klubin gjigand të Brcelonës, ku të gjithë trajnerët që e kanë stërvitur tregojnë që “Iniesta” do të resihfaqet shumë shpejt tek Barcelona, por me emrin Labinot Kabashi. Gjithashtu theksojmë se Kabashi dhe pse ka lindur në Finladë, ai ka edhe nënshtetësi kosovare. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/