You are here
Home > Kombëtarja > Ka vetëm 1 ndeshje me Izraelin, por portieri ndjek zakonet e vjetra: Në Shqipëri do të na mbrojnë mirë

Ka vetëm 1 ndeshje me Izraelin, por portieri ndjek zakonet e vjetra: Në Shqipëri do të na mbrojnë mirë

Ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje me Izraelin dhe ndaj Shqipërisë do të ketë fatin për të luajtur të dytën. Haimov, do të jetë njeriu që do të mundohet për të mbajtur portën e paprekur ndaj kuqezinjve.

Në momentin kur izraelitët u nisën për në Shqipëri, portieri 32-vjeçar ka treguar se pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e ekipit kombëtar prej 7 vitesh, atje ku do të pësonte 3 gola ndaj Kroacisë, ai nuk i harron huqet e vjetra të bashkëlojtarëve të tij.

Siguria, kështu Izraeli arriti ta mundte Shqipërinë në takimin e parë kualifikues për Botërorin në Rusi dhe këtë do ta provojë sërish në “Elbasan Arena”, duke i alarmuar të gjithë. Haimov është shprehur se Shqipëria do të bëj më të mirën e mundshme për mbarëvajtjen e këtij takimi.

“Po, ne mund t’ja dalim, pasi kemi mundësi për t’u kualifikuar në Euro 2020. Është shumë e veçantë kjo mundësi, ne jemi të motivuar dhe do të bejmë gjithçka për t’ia dalë. Për të arritur deri këtu duhet ta fillojmë nga Shqipëria. Kam qënë atje,është një vend i veçantë dhe ka shumë gjëra të bukura përreth.

Ata po bëjnë përgatitjet e zakonshme për të na mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Shqipëria është një skuadër vërtet shumë e mirë, por unë jam i bindur se skuadra do ia dali”, ka thënë portieri Hamiov. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top