Data 6 tetor do të jetë ishte historike për boksierin shqiptar. Në ringun e Chicago “ariu shqiptar” hodhi përtokë Adan Ahumada në debutimin e tij të parë profesional. 20-vjeçari ka boksuar ndaj një kundërshtari me 9 vite diferencë më të madhe, por kjo nuk e ka penguar Matin të jap më të mirën. Dhe kështu ka ndodhur, grinta e një djaloshi të ri ka triunfuar ndaj eksperiencës në një hap mjaft të rendësishëm për karrierën e tij.
Reshat Mati ka një të ardhme mjaft premtuese përpara. Nën menaxhimin e të famshmit, Eddie Hearn mund të ketë fatin e Anthony Joshua. “Ariu shqiptar” ka të njejtin menaxher me legjendën e boksit, ndërsa më herët 20 vjeçari ka fituar edhe “Golden Glove” për boksierët e rinj. Shenja të mirë këto që flasin gjithmonë e më tepër në favor të Reshat Matit./Shqipëria.ch/