
I gjithë vështrimi në Spanjë është hedhur te Eden Hazard, pasi lojtari belg u ble për një shifër të madhe nga Reali i Madridit dhe te Chelsea ka treguar gjithë aftësitë që zotëron. Por në këto takime parapërgatitore ka rezultuar si një dështim.
Çfarë ka ndodhur? Në fakt, jo edhe shumë e rastësishtme. “Daily Mail” ka raportuar se Hazard ka shtuar 7 kile kur u paraqit me Realin e Madridit në stërvitje. Një peshë aspak ideale që sulmuesi belg të jap më të mirën që zotëron. Mesa duket Hazard e ka tepruar me festën e bërë pasi është arritur marrëveshja me gjigandët spanjoll. /Shqiperia.ch/