You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka qenë pjesë e futbollit të Shqipërisë, Olainka i shënon Interit në “Champions League”

Ka qenë pjesë e futbollit të Shqipërisë, Olainka i shënon Interit në “Champions League”

Tre ndeshjet e fituara në kampionatin italian deri tani nga zikaltrit që drejtohen nga Antonio Conte,  kishin sjellë entuziazëm të madh te Interi. Por mjafton rikthimi në “Champions League”, për t’u kthyer në realitet.

Nuk ka ëndrra të bukura që zgjasin shumë për zikaltrit dhe për këtë mendon Peter Olainka, që disa kohë më parë ishte pjesë e Superiores ku u dallua me ekipin e Skënderbeut. Ky do të ishte njeriu që shënoi golin e parë në barazimin me rezultatin 1-1 ndaj Interit. Skuadra italiane do të barazonte në minutat shtesë me Barelan, duke festuar edhe për këtë pikë të marrë, pasi me mënyrën sesi shkoi loja, mund të dilnin edhe pa pikë.

Por miqtë nuk kanë vjedhur asgjë, pasi luajtën si të barabartë në transfertë mes të barabartëve sa i përket numrit të lojtarëve në fushë. Kjo ndeshje ishte më e lehta dhe që nuk duhej marrë në konsideratë nga Interi, por pas këtij barazimi duhet të përgatitet edhe për kundërshtarët si Barcelona dhe Dortmund. /Sport Ekspres/

P. Olayinka (23) 🇳🇬 grabs his first ever UEFA champions league goal ⚽️in his first champions league appearance for SlaviaPraha. He’s uncapped for Nigeria at any level but working his way to the Eagles radar👀 pic.twitter.com/UbCslrGi93

— Super Eagles Scout (unofficial) (@SupaEaglesScout) September 17, 2019

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top