You are here
Home > Futboll Bota > Ka luajtur me Xhakën te Zvicra, vlerësimi i Lecroix: Këmbën e majtë e ka të frikshme, dallonte lehtësisht

Ka luajtur me Xhakën te Zvicra, vlerësimi i Lecroix: Këmbën e majtë e ka të frikshme, dallonte lehtësisht

Leo Lacroix është lojtari zviceran që luan tek skuadra franceze e St.Ettienit, teksa ditën e sotme ka dhënë një deklaratë për median “Goal”. Ai foli me shumë konsideratë për lojtarin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, teksa për të shprehet se është një lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme dhe se arrin të bëjë dallimin në fushën e lojës.

Lojtari Lacorix ka qënë pjesë e kombëtares zvicerane të grupmoshave U-18 dhe U-19, ku në këtë ekip Xhakën e ka patur edhe shokë skuadre.

“Kam luajtur me Xhakën kur bëhej fjalë te U-18 dhe U-19 e Zvicrës, më pas ai shkoi në ekip të parë. Dallonte menjëherë për cilësitë e jashtëzakonshme me pasimet e tij, rifitimin e topit dhe golat që shënonte. Udhëheqës i zoti dhe ka këmbë të majtë të frikshme”, shprehet futbollisti zviceran për “Goal”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top