
Gianluca Mancini i cili është është pjesë e klubit Italian të Atalantës, ditën e sotme arrin të shënojë golin e barazimit për skuadrën e Bergamos. Një tjetër realizim ky për mbrojtësin, që e kishte gjetur rrjetën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Parmës. Ajo çka vihet në dukje, është fakti se Mancini është pikërisht qendërmbrojtësi që i ka zënë vendin legjionarit, Berat Gjimshti.
Mancini me paraqitjen që ka bërë ditën e sotme, 22-vjeçari kundër skuadrës së Bolonjës, duket se i ka fituar zemrën jo vetëm trajnerit Gasperini, por edhe tifozëve të Atalantës. Mesa duket gjërat për qëndërmbrojtësin e Kombëtares, Gjimshiti, nuk po shkojnë ashtu siç duhet, pasi me skemën që po përdor trajneri te klubi bergamas, nuk ka vend për të.
Në fillimin e sezonit ka pasur gjithmonë një balotazh mes mbrojtësit të Kombëtares dhe Mancinit, ndërsa tashmë balotazhi është një çështje e mbyllur, pasi është fituar nga italiani. /Shqiperia.ch/