You are here
Home > Kombëtarja > Ka braktisur Danimarkën për Shqipërinë, një tjetër talent shkëlqeu me Ramadanin te Vejlje

Ka braktisur Danimarkën për Shqipërinë, një tjetër talent shkëlqeu me Ramadanin te Vejlje

Një paraqitje fantastike ishte ajo e Ylber Ramadani në Danimarkë, teksa arriti të shërbente edhe të ishte vendimtar në golin e vetëm të takimit, që u finalizua me sukses nga Nilson.  Velje do të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Ejsbergut, ndërsa tashmë i largohet disi zonës së ftohtë.

Por në ekipin e Vejles për takimin e sotëm, luajti edhe një tjetër futbollist i Shpresave. Këtë herë bëhet fjalë për Arbnor Mucollin, i cili luajti përkrah Ramadanit nga minuta e parë. Nuk ndodh shpesh që futbollisti 19-vjeçar të shihet si titullar në fushën e lojës, megjithatë ai la një paraqitje të mirë, duke u larguar vetëm 10 minuta nga fundi i takimit.

Mucolli është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur me të rinjtë e Danimarkës. Ai është formuar në akademinë e Vejles dhe shumë shpejt pritet që të jetë një emër që do të dëgjohet shumë në futbollin europian. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top