
Në Angli ndoshta ende nuk i besojnë syve, por realisht Juventusi dhe Milani janë në garë për të marrë Shkodran Mustafin. Ky është lojtari më i urryer në kampionatin anglez, sa i përket tifozëve të Arsenalit, pasi ka bërë disa gabime foshnore rradhazi.
Kjo ka ndikuar që topçinjtë t’i largohen gjithmonë e më shumë vendit në “Champions League”. Por kjo nuk i kalon gjigandët italianë, që të tunduar nga mbrojtësi shqiptar, të kërkojnë për ta marrë në merkaton e verës. Të paktën ky është raportimi që na vjen nga “Daily Star”, që flet për dëshirën e përbashkët të Juventusit dhe Milanit. /Shqiperia.ch/