You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jupi e thotë hapur: Te Kombëtarja duhet trajner shqiptar, nuk jemi Korea që të na japin leksione futbolli

Jupi e thotë hapur: Te Kombëtarja duhet trajner shqiptar, nuk jemi Korea që të na japin leksione futbolli

“Kombëtarja do trajner shqiptar”, të paktën njëherë e kemi menduar të gjithë një ide të tillë. Kush tjetër se një trajner shqiptar e njeh realitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. Veç Kombëtares edhe skuadrat e kapionatit shqiptar kanë afruar në drejtimin e grupit trajnerë të huaj, madje edhe të panjohur.

Në të njetën vijë logjike ka qenë edhe Redi Jupi gjatë emisionit “Procesi Sportiv”. Ish-trajneri i Shpresave thotë se promovimi i trajnerëve shqiptarë është mënyra më e mirë për rritjen e kualitetit në futbollin shqiptar.

“Duhet t’i japim vend trajnerëve shqiptarë. Që nga moshat më të vogola e deri në ekipet elitare. Nuk po mundemi të pronovojmë trajnerët tanë për jashtë vendit. Të gjithë trajnerët si Josa, Daja, Gega dhe Duro mund të ishin në drejtimin e Kombëtares.

Nuk jemi as Koreja as Arabia as Kina apo Irani që të na japin leksione për futbollin. Kemi vetëm një problem me trajnerët tanë, vetëm integritetin e tyre. Të jeni të bindur se trajnerët tanë mund të jenë shumë herë më të përgatitur se trajnerët e huaj”-ka thënë Redi Jupi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top