Shpenzimi i energjive dhe mënyra sesi Bajerni u kualifikua në Kupë ndaj Werderit, bëri që këta të fundit ta ndienin ende atë ndeshje të kaluar edhe në kampionat. Në takimin e kampionatit ndaj Duseldorfit, humbën me rezultatin 4-1.
Kjo ishte një sfidë delikate për skuadrën e Rashicës, që kërkonte një vend në Europë. Pas asaj ndeshje, tashmë shanset për kualifikim janë pakësuar ndjeshëm. Një reagim interesant ishte ai i faqes zyrtare të Werderi në versionin e gjuhës angleze, ndërsa teksa Duseldorfi vazhdonte të shënonte në portën kundërshtare, luteshin për mëshirën e rivalit: “Ju lutem ndaloni, ndaloni”. /Shqiperia.ch/
4-1 pic.twitter.com/pBw7O7SS9e
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) April 27, 2019