
Shumë interesa të përbashkëta e lidhin Juventusin me Napolin në këtë kohë merkato, por mes këtyre dy klubeve është shumë e vështirë për të bërë biznes. Kjo nisur nga shitja e Higuanit asokohe nga Napoli te bardhezinjtë, aq shumë e përfolur.
Gazetari dhe komentatori italian Raffaele Auriemma në një prononcim për “Radiomarte” ka zbuluar dy oferta shokuese që kanë ndodhur në këtë merkato mes skuadrave. Fillimisht do të ishte Juventusi që kërkoi një shkëmbim mes Kulibalisë dhe Higuainit, që kurrsesi nuk mund të pranohej nga Napoli.
Këta të fundit e ëndërrojnë Dibalën në skuadër. Për të arritur në këtë lojtar, kishte një kundërpërgjigje me një ofertë më të mirë, duke ofruar dy lojtar për një. Te Juventusi do të shkonte Elseid Hysaj që pëlqehet aq shumë nga Sarri, së bashku me Insigne. Megjithatë përgjigja e Juventusit do të ishte e menjëhershme: “JO”. /Shqiperia.ch/