
Alfred Hajdari, vëllai i Astrit Hajdarit, njeriut që pas zgjedhjes së Shqipërisë po kalon një sërë përipecish te AEK-u, si një leksion i prapambetur i shtetit fqinj për lojtarët që zgjedhin Kombëtaren tonë, ka vendosur për Kosovën.
Ai i është larguar Shqipërisë, për t’iu bashkuar Kosovës U-21. Por ky nuk ishte i vetmi rast. Nëse shohim listën e dardanëve të vegjël, atëherë dallojmë edhe një tjetër futbollist të marrë nga kuqezinjtë, këtë herë nga U-19.
Bëhet fjalë për sulmuesin që provoi aftësitë me Marsejën B, 20-vjeçarin, Gent Dinaj. Ashtu si edhe Alfredi, futbollisti i lindur në Pejë ka vendosur t’i bashkohet organikës që drejtohet nga Prekazi. /Shqiperia.ch/