You are here
Home > Kombëtarja > Jo vetëm Uzuni dhe Kastrati, te Lokomotiva e Zagrebit ka edhe dy talente të tjerë shqiptarë

Jo vetëm Uzuni dhe Kastrati, te Lokomotiva e Zagrebit ka edhe dy talente të tjerë shqiptarë

Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci frymon shqip dhe kjo nuk ka nevojë për dyshime. Nëse ekipi kroat shënon në kampionat, atëherë refreni është ky: “Myrto Uzuni nxjerr përballë portierit Lirim Kastratin, ndërsa ky i fundit dërgon topin në rrjetë”.

Asgjë më shumë sesa kaq, por pikë të arta për Lokomotivën e Zagrebit, që ka bërë një nisje të kampionatit me këmbën e duhur. Megjithatë shqiptarët nuk mbarojnë këtu në këtë ekip. Një tjetër talenti 18-vjeçar, Arbër Mehmetllari është pjesë e këtij klubi.

I lindur në Tiranë në vitin 2000, Mehmetllari ka qenë pjesë e Akademisë së Futbollit Dinamo, me trajner si Ilir Daja, që sot drejton Flamurtarin. Vazhdimësia e këtij talenti ishte në trajnimin e Alban Bushit, ndërsa është grumbulluar edhe nga ana e Bogdanit me Shqipërinë U-19.

Duke parë moshën e tij dhe eksperiencën, Lokomotiva e Zagrebit e ka dërguar futbollistin shqiptar tek të rinjtë,por kjo për shumë kohë, pasi ky njeri premton shumë, ndoshta po aq sa Uzuni dhe Kastrati.

Për të mos harruar futbollistin tjetër shqiptar, Indrit Tuçi. Mesfushori  që ka hedhur hapat e parë në Lezhë,  fitoi edhe zemrën e Bogdanit, që e konsideronte si pjesë të rëndësishme të Shqipërisë U-19. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top