
Enea Mihaj është duke u kërkuar gjithmonë e më tepër në merkaton e verës. Mbrojtësi kuqezi ka zhvilluar një sezon fantastik me Panetolikosin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të njohura.
Benfika dhe Napoli ishin interesimet konkrete për Mihajn, por listës i shtohet edhe PAOK. Kampionët e Greqisë kërkojnë të mbyllin menjëherë marrëveshjen, ndërsa e kanë një ëndërr të hershme lojtarin e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/