
Naser Alijin e kemi parë gjithmonë si një lojtar gjakftohtë në fushë, ndërsa kjo vlerë e madhe e lojtarit shqiptar, shtohet dyfish kur shohim ngjarjen e fundit në Rumani. Dinamo e Bukureshtit ka humbur me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Kalarasit, por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e mediave, ishte kacafytja që ndodhi në fushën e blertë.
Mbrojtësi shqiptar ishte si protagonist kryesor, së bashku me kundërshtarin rumun, Enache. Në minutën e 80 të ndeshjes, pas një krosimi të Alijit, ishte rumuni që preku topin më dorë. Menjëherë mbrojtësi kuqezi do të bënte një ndërhyrje të guximshme ndaj tij dhe shkoi për t’i kërkuar llogari Enaches me nervat e momentit. Ky i fundit ka zgjedhur të kacafytet me lojtarin e Shqipërisë, megjithatë Aliji me një qetësi olimpike në atë rast, nuk e ka prekur aspak kundërshtarin duke e detyruar atë që të dalë me kartonin e kuq nga fusha. /Shqiperia.ch/