Të gjithë flasin për Kosovare Asllanin në Botërorin e Femrave, që ka nisur pak kohë më parë. Fatmirësisht protagonistja absolute e këtij turneu është një shqiptare, por që mbron ngjyrat e Suedisë.
Këtë herë Asllani ka dhuruar një pasim magjik dhe që ka sjellë edhe fitore ndaj Kanadas në shifrat 1-0, për ta dërguar në çerekfinale. Madje nuk ka kaluar një periudhë e gjatë që nga ndërtimi i statujës së saj në Suedi, për nderim të kontributit që ka dhënë kjo lojtare për Kombëtaren në fjalë. /Shqiperia.ch/