You are here
Home > Futboll Bota > Jo më kot i harruar edhe nga Panuçi, në Belgjikë e quajnë transferimin e Gurit si zhgënjim

Jo më kot i harruar edhe nga Panuçi, në Belgjikë e quajnë transferimin e Gurit si zhgënjim

Sidrit Guri është nga ato emrat e sulmuesve shqiptar që afirmohen me shumë bujë, në momentin kur shpërthejnë me klubet respektive. Kjo gjë mesa duket nuk po ndodh më me legjionarin, pasi me transferimin e tij verën që shkojë tek klubi belg i Ostendes, po tregon se është jashtë forme.

Sulmuesi  25-vjeçar po kalon  një periudhë jo të mirë tek skuadra belge, pasi dhe aktivizimet e tij tek ky klub kanë qënë shumë të pakta. Kjo për pasojë se lojtari akoma nuk ka mundur dot të ambientohet me këtë skuadër, pavarësisht nisjes fantastike që bëri me arritjen në Blejgikë. Kjo gjë ka bërë që Sidrit Guri të humbë edhe Kombëtaren, pasi në sfidat e fundit që ka zhvilluar Shqipëria, Sidriti nuk ka qënë pjesë e listës së Panuçit.

Mediat belge po i bëjnë jehonë situatë së sulmuesëve të Ostendes, pasi në 15 javë kampionat të luajtur, kjo skuadrë ka shënuar vetëm 16 gola. Kjo paraqitje deri në këtë fazë të kampionatit është shumë zhgënjyese pasi skuadra është shumë larg objektivave të vendosura përpara fillimi të kampionatit. Përsa i përket lojtarit të Kombëtares, Guri, duket se akoma nuk po gjen formën e tij më të mirë. Skuadra e tij luan ditën e sotme kundër Kortrik dhe pritet që të jetë një sfidë jo e lehtë për Ostenden e Gurit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top