You are here
Home > Futboll Bota > Jo më kot e duan tifozët shqiptarë, Mustedanagiç dhe puna e palodhur për talentet e Shqipërisë

Jo më kot e duan tifozët shqiptarë, Mustedanagiç dhe puna e palodhur për talentet e Shqipërisë

Kjo periudhë kohe mund të themi se është një pushim i gjatë përsa i përket ekipeve Kombëtare, për shkak se sfidat e tyre për këtë vit kanë përfunduar. Mesa duket grupmoshat kuqezi këtë kohë po zhvillojnë seleksionimin e futbollistëve për ekipet kombëtare të moshave.

Kjo fazë seleksionimi u zhvillua në qytetin e Durrësit, në ditën e djeshme. Në këtë fazë seleksionuese, morën pjesë plot 160 futbollistë, ku këta të fundit u provuan për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21.

Këto seleksionime janë ndjekur edhe nga një komision i posaçëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në krye ishte drejtori teknik, Dzemal Mustedanagiç. Gjithashtu në krah të tij ishin dhe trajnerët e grupmoshave, respektivisht Alban Bushi trajner i ekipit Kombëtar  U-21, Nevil Dede trajner i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri trajner i ekipit Kombëtar U-17 dhe Armand Dema trajner i ekipit Kombëtar U-15.

Në njoftimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, është  planifikuar që të kjo fazë seleksionuese të zhvillohet edhe në tre qytete të tjera. Përkatësisht në Shkodër në datë 12 dhjetor, në Tiranë në datë 13 dhjetor dhe Elbasan në 14 dhjetor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top