Megjithëse jemi vetëm në javët e para të nisjes së kampionatit anglez, Liverpuli duket të jetë me hap kampioni. Rezultatet e arritura deri më tani nga ana e futbollistëve të drejtuar nga ana e Klop, flasin në mënyrë të qartë se pretendët kryesorë për fitimin e “Premier League”, duhet të llogarisin edhe Liverpulin në faturën e tyre.
Një nga transferimet më të bujshme te ekipi anglez, ishte edhe marrja e Xherdan Shaqirit. Por ky i fundit ende nuk numëron shumë minuta me Liverpulin, teksa deri tani ka luajtur 30 minuta në 4 ndeshje.
Megjithatë nëse vazhdon në këto hapa, atëherë Mançester Siti duhet t’ia lërë stafetën e titullit Liverpulit, që është në të njëjtën formë ashtu si edhe ekipi i Guardiolës në sezonin e shkuar. /Shqipëria.ch/