Liverpuli arriti të fitonte “Champions League” në sezonin e shkuar, ndërsa Xherdan Shaqiri do t’i jepte një dorë anglezëve në përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës. Megjithëse gjithçka dukej si një përrallë e bukur për Klopin dhe Shaqirin që shpeshherë e vlerësonte, mes tyre ka pasur edhe grindje.
Këtë e zbulon ish-futbollisti i Arsenalit për “ESPN”, Paul Mariner: “Transferim i goditur ishte ai i Liverpul me Shaqirin. Nuk ka luajtur shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, pasi prishi raportet me trajnerin. Ka kërkura shpjegim te Klopi për mos aktivizimin dhe aty grindja u shtua disi”, ka thënë Mariner. /Shqiperia.ch/