Keidi Bare mungoi në listën e Shqipërisë së Panuçit, sa i përket dy takimeve që do të zhvillohen ndaj Turqisë dhe Andorës. Në një intervistë për mediat spanjolle, mesfushori shqiptar ka folur për jetën dhe karrierën e tij, për të mbërritur deri në këtë pikë.
Megjithëse pak vite kanë kaluar, por ky lojtar ka mbajtur shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Që nga largimi i vogël nga familja, duke jetuar i vetëm në ndjekje të ëndrrës së futbollit, e deri te bashkimi me idhullin e fëmijërisë, Fernando Toresin, gjatë kohës që luante me Atletiko Madridin. Jeta është e gjitha një ironi, me Baren që dikur mbante në “Facebook” emrin e Toresit, ndërsa brenda pak kohësh kishte mundësinë të luante me të.
“Për mua fëmijëra ka qënë më e mira. Isha gjithmonë duke luajtur me shokët në rrugë. Pjesa më e mirë e jetës sime. Kur e kujtoj, kthehem vite pas. Jeta në Shqipëri, është si në vend tjetër. Atje ka edhe kriza të vogla. Gjithsesi njerëzit jetojnë me futbollin. Familja ime nuk ka hasur ndonjë vështirësi të madhe në atë vend. E vërtetë se Shqipëria dhe Kosova ka konflikte me Serbinë, por këto ndodhin në çdo vend të botës.
Nuk më pëlqen politika mbi të gjitha. Kur isha 11-vjeç shkova në Greqi. Kam luajtur atje për tre vite dhe shkova në Madrid. Në gjithë këtë periudhë, kam jetuar i vetëm. Ishte e vështirë pasi nuk kisha mbështetjen e familjes sime.
Kulmi për mua ishte kur pashë më nga afër Toresin. Kisha parë fotot dhe videot e tij, gjithçka. Në fëmijëri as që e imagjinoja se do gjendesha në një dhomë të zhveshjes me të. Jam stërvitur dhe kam luajtur me të, madje debutova kur luante edhe Toresi. Në “Facebook” emrin e profilit e kisha sërish atë të Toresit. Padyshim një nga momentet më të bukura të jetës”, u shpreh Bare. /Shqiperia.ch/