You are here
Home > Futboll Bota > Jemi “bota e tretë”/ Presidenti i Çelsit shpërndan ujë dhe patatina për tifozët, udhëtuan shumë kilometra

Jemi “bota e tretë”/ Presidenti i Çelsit shpërndan ujë dhe patatina për tifozët, udhëtuan shumë kilometra

Shembuj të tillë si kjo që do t’ju paraqisim më poshtë, të bëjnë të mendohesh gjatë dhe të kuptosh se në çfarë bote jetojmë. Ne në Shqipëri, ndoshta mund të na përfshijë e treta.

Edhe për vetë mentalitetin tonë, pasi njerëzit më të pasur dhe pushtetshëm të këtij vendi, i shohin të tjerët si disa qënie të vogla, që nuk ia vlen të harxhosh as kohën më të vogël me ta. Por nuk mendojnë kështu në Europën tjetër, atje ku gjërat ecin më normalisht dhe më mirë sesa në Shqipëri.

Një leksion i pastër modestie dhe një “dhimbje koke” për shqiptarët, për të kuptuar udhëheqësit e tyre dhe vendin ku jetojmë. Presidenti i Çelsit, ka zgjedhur t’i jap ujë dhe patatetina tifozëve të tij, duke shkuar vetë që t’ua ofrojë, pasi ata kishin udhëtuar shumë gjatë për të mbërritur deri në transfertën e Thessalonikit, atje ku anglezët u përballën me PAOK.

Nuk ndodh shpesh që një president klubi, të marrë rolin e një kamarieri, e tu ofrojë tifozëve të tij ujë apo edhe patetina. Në fakt, presidenti i një klubi apo i çfarëdo funksioni qoftë tjetër, në Shqipëri konsiderohet si “Zot”, ndërsa në vende të tjera, thjeshtë një post që të lë sërish shenjën e barazimit me njërëzit e tjerë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top