You are here
Home > Kombëtarja > Java që sapo lamë pas në Europë, njihuni me formacionin më të mirë të shqiptarëve

Java që sapo lamë pas në Europë, njihuni me formacionin më të mirë të shqiptarëve

Në sajë të një rubrike të re, të nisur disa kohë më parë, “Shqiperia.ch” do të bëj gjithmonë në ditën e hënë formacionin më të mirë të shqiptarëve në Europë, sa i takon një jave të lënë pas.

Faktikisht, e marrë në vija të përgjithshme, futbollistët shqiptarë kanë vuajtur shumë edhe këtë herë, ndërsa është e vështirë të formosh një mbrojtje me 4 lojtarë që kanë treguar një rendiment mbi mesatare, aqsa detyrohemi të vendosim një shtatshkurtër si Xhaka në të.

Këtu do të përfshihen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë,  ashtu siç edhe jemi, në një të vetëm, pavarësisht disa ndarjeve të pësuara në vitet e fundit, të detyruara, por që nuk na pengojnë për të ardhmen e përbashkët.

Formacioni i plotë

Etrit Berisha- Heroi i Atalantës! Nga stoli, për të ardhur në fushën e lojës, e për të zhvilluar dy ndeshje, njërën më të mirë nga tjetra. Shqipëria mund të vuajë për gjithçka, por jo për portën. Strakosha vazhdon në nivelet më të larta, por këtë herë është Berisha që i nevojitet më shumë Atalantës, sesa Strakosha ekipit të Lacios. Në rolin e një njeriu merimangë, nxjerr huq ish-sulmuesin e Interit, Palacion dhe i mbron tre pikët Atalantës.

Kololli- Vazhdon si gjithmonë në zakonin e tij, për t’u bërë “i mërzitshëm”. Nëse Zurich ka shënuar, atëherë atje do të gjeni edhe emrin e Kololli, ose në rolin e golashënuesit, ose të njeriut që ka dhënë pasimin vendimtar. Këtë herë i bëri të dyja.

Ismajli- Ardian Ismajli është rikthyer në nivelet e tij më të mira, ndërsa pas shumë javësh, ka nisur të projektohet si titullar te skuadra e Hajdukut. Edhe këtë herë ka luajtur 90 minuta të plota ndaj Goricas, ndërsa më parë shihej si lojtar stoli. Paraqitja e tij ishte e nivelit mesatar, ndërsa skuadra e Hajdukut nuk di të fitojë edhe me një lojtar më shumë, nuk është faji i mbrojtësit shqiptar.

Xhaka- Qesharake? Jo edhe aq. Për trajnerin e Bazeli kjo konsiderohet si një gjetje gjeniale. Taulant Xhaka në qendër të mbrojtjes është duke dhënë rezultate të mira. Kjo është java e dytë rresht dhe te treta në ndeshjet e fundit, që luani shqiptar luan në këtë pozicion. Përfundimi? E dimë se çfarë jeni duke menduar, por asnjë goli nuk është pësuar për faj të shqiptarit, sidomos me krosimet nga krahët të kundërshtarëve.

Hysaj- Telenovelë është kthyer, ndërsa presioni në shpatulla mund t’i rëndojë më shumë se 100 kile. Djathtas, majtas dhe djathas, majta, poziconi i shkodranit nuk mund të kuptohet asnjëherë. Këtë herë paraqitja e tij është mbi mesatare dhe për një javë mediat italiane duhet të heshtin dhe të kapen pas një tjetër lojtari.

Zeneli- Gjeniali! Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur, thjeshtë në fanellën e tij shkruhet Zeneli. Një gol që tejkalon çdo imagjinatë, kryevepra e futbollistit shqiptar ndaj Emenit, thjeshtë të shtangte dhe të linte pa fjalë. Çfarë të thuash më tepër? Me fat që e kemi!

Kaçe- Disa minuta në pjesën e dytë, por shumë saktësi nga këmbët e tij. Ergysi mund të ishte shumë më lartë në këtë pikë të karrierës, por shumë faktorë ndikuan kundër mesfushorit të Kombëtares. Zotëron potencial të jashtëzakonshëm!

Seferi-Mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë, e ka kthyer golin në një rutinë me Ëinterthurin. Shënon gjithmonë dhe nuk zhgënjen asnjëherë, nga penalltia dhe nga çfarëdolloj largësie e mundshme. Taulant Seferi është gjithmonë i gatshëm për të ndëshkuar, ndërsa bashkimi i tij me Shqipërinë, është çështje ditësh.

Memushaj- Me Kombëtaren mund të ketë rënë disi në formën e tij, por te Peskara është njeriu më i rëndësishëm. Gjithmonë duke dhënë pasimin e fundit, në të vetme golat jetike që shënon ekipi i Serisë B. Lediani vazhdon të ruaj formën e tij në Itali, për të kërkuar të përsërisë të njëjtën situatë te Shqipëria, pasi Kombëtares po i mungon shumë Memushaj i dikurshëm.

Grezda- Më shumë sesa një paraqitje e mrekullueshme, paraqitja në formacionin më të mirë të shqiptarëve për Grezdën, është një farë motivimi për më tutje. Mos ta harrojmë flitet për Skocinë, ekipin e mirënjohur të Rangersit, ndërsa si trajner ka Steven Gerrard. Jemi pikërisht në vendin ku stadiumi mbushet me 50.000 vende si të ishte në ekipet më të njohura në Serinë A dhe kjo nuk është lehtë për asnjë futbollist shqiptar. Hapin e parë Grezda e bëri, duke marrë vendin e titullarit dhe luajtur për pjesën më të madhe të ndeshjes me Rangersin. Vazhdojmë me të tjerët!

Daku- Pakkush flet për të, por aftësi të mëdha zotëron. Mirlind Daku ka arritur në ndeshjen e sotme me Osijekun e dytë, duke shënuar në “frymën e fundit”. Ndodhet në formacionin më të mirë të javës, sepse Shqipëria vuan për sulmuesa, ndërsa ky lojtar ka gjithë potencialin për të luajtur edhe në arena më të mëdha europiane. Do ta dëgjoni edhe më shpesh emrin e tij pas disa kohësh. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top