Bersant Celina është një nga futbollistët shqiptarë që zotëron aftësi të jashtëzakonshme sa i përket këtij sporti. Me topin në këmbë, ky lojtar mund të bëj lehtësisht gjithçka. Nga golat spektakolar e të çmendur në distanca të largëta, por pa harruar edhe driblimet me gjithë kundërshtarët.
Jo më kot Celina ka qënë pjesë për shumë vite e Mançester Sitit, megjithëse iu desh të largohej prej andej. Me ardhjen e Guardiolës ato pak hapësira që ishin për sulmuesin shqiptar, thuajse u mbyllën. Në kushte të tilla erdhi edhe largimi te Swansea.
Tashmë këto dy skuadra do të vihen përballë njëra-tjetrës në Kupë, ndërsa Celina ka kujtuar kohën e vjetër: “Nuk e kam për turp që nuk e gjeta hapësirën te Siti. Në kohë e Pelegrinit kishin më shumë besim te mua. Por nuk preferoj të qëndroj gjithmonë në huazime gjatë gjithë kohës. Futbollisti ka nevojë për identitet”, u shpreh Celina. /Shqiperia.ch/