Ndonjëherë talenti i falur nga Zoti nuk i mjafton një futbollisti, që të arrijë shkallën më të lartë në karrierën e tij, nëse nuk ka përuljen dhe përkushtimin.
Kjo është edhe historia e Adnan Januzajt, që nga një yll i Manchester United, ka përfunduar në një lojtar që duhet të shohë takimin gjithmonë nga infermiera. Flitet për skuadrën e Sociedadit, ndërsa futbollisti i Belgjikës kalon më tepër jashtë fushës, sesa në të.
Pasi ka ardhur një dëmtim i gjatë, Januzaj ka pësuar një tjetër lëndim. “Nuk flitet për thyerje, por kemi të bëjmë me një tjetër shqetësim. Jemi duke pritur një rezonancë për të mësuar kohën që do të jetë jashtë fushës”, u shpreh klubi spanjoll së fundmi, ndërsa tifozët e kanë humbur toruan me këtë situatë që vetëm përsëritet.
Historia është e ditur tashmë, teksa Januzaj do të presë Botërorin dhe çuditërisht do të gjendet në listën e Belgjikës, pa bërë asgjë. Një realizim do të vijë njëherë në katër vite, që ky lojtar të mbizotërojë sërish në mediat sportive europiane. Më pas do të jetë “Karma” ajo që do të vendos me fatin e tij, pra gjithçka mbolli në fillimet e tij, vazhdon t’i vjelë në mënyrën më të mirë. /Shqiperia.ch/