Për shumëkënd nga tifozat që mendojnë se lojtarët shqiptarë të Maqedonisë do të tolerojnë diçka ndaj Kosovës për biletën e Europianit, bëjnë mirë ta fshijnë mendimin e tyre, menjëherë madje. Enis Bardhi ka folur së fundmi për këtë përballje, duke mos lënë shumë të nënkuptohet.
Në emisionin “Ich bin Albaner“ teksa flet për zgjedhjen e Maqedonisë si Kombëtare, flet qartë teksa përveç pjesës së dorës së parë që i kanë dhënë në fillimin e karrierës, çdo lojtar bën edhe llogaritë e karrierës. Ajo që i ofron Europianin dhe Botërorin ka prioritet, pasi atje mund ta shohin edhe ekipe të tjera.
“Shpresoj se në ndeshjen ndaj Kosovës nuk do të ketë gjëra josportive pasi futbolli duhet të bashkojë. Ne do të japim maksimumin në shtëpi për të fituar dhe për të shkuar në Europian. Nuk jam vetëm unë pika e fortë e Maqedonisë, por edhe Elmas, Pandev, Alioski. Nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosove, por në fushë për 90 minuta do të kërkojë vetëm fitoren dhe për t’i mundur.
Maqedonia më dha mundësinë që të debutojë dhe i jam mirënjohës. Në fund të fundit, ne luajmë për sukses. Duke luajtur në Europian me Maqedoninë më ka pëlqyer Levante. Ndeshja ndaj Kosoës? Unë mendoj të fitojë më i miri dhe besoj se ne jemi më të mirët”, thotë Bardhi duke qeshur.