Rivali i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Izraeli, del hapur në konferencën për mediat e vendit të tyre. Drejtuesit e kombëtares Izraelite, kanë treguar objektivat që kanë për këtë kompedicion, duke u synuar që të jenë të parët në grupin “C”.Në konferencën e shtypit tranjeri Andreas Herzog, u shfaq me drejtorin teknik të përfaqësueses që ai drejton. Ky u fundit u shpreh:
“E nisim Ligën e Kombeve kundër Shqipërisë. Është një mundësi për ne për t’u ngjitur në Ligën B. Është një shans i mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020. Synojmë të kalojmë në ‘play off’ dhe të garantojmë një vend në turneun e radhës. Megjithatë, në fillim duhet të përqendrohemi te ndeshja ndaj Shqipërisë.E respektojmë kundërshtarin, sipas renditjes që Shqipëria ka në FIFA do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam ta nisim me këmbën e mbarë. Gjithashtu duhet të shfaqemi si një skuadër e mirë. Te Izraeli ylli duhet të jetë grupi, jo individët”, shtoi më tej Uilli Rotenshtajner.
Më pas fjalën e mori numri një i pankinës Izraelite, që ishte akoma më optimis për përballjen me Shqipërinë më 7 shtator në “Elbasan Arena”. “Shqipëria është një skuadër e mirë, që ka përparuar shumë dhe u kualifikua në Euro 2016. E njohim mentalitetin e tyre, faktin që janë të shpejtë dhe teknikë. Por, unë besoj se do të renditemi të parët dhe do t’i kalojmë Shqipërinë dhe Skocinë. Në Elbasan luajmë ndeshjen e parë dhe duhet të jemi gati. Më pas do të kemi pesë ndeshje të tjera për të fituar dhe për t’u kualifikuar në Euro 2020”, përfundoi Andreas Herzog. /Shqipëria.ch/