You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Iu largua Italisë për Shqipërinë, Zenga po përgatit sulmuesin e së ardhmes për Kombëtaren

Iu largua Italisë për Shqipërinë, Zenga po përgatit sulmuesin e së ardhmes për Kombëtaren

Giacomo Vrioni quhet dhe është futbollist që tashmë i përket Shqipërisë. Debutimin me Panuçin e ka bërë prej kohësh dhe e mori si një dhuratë për datëlindje, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Italisë duke i lënë këta të fundit.

Sampdoria e ka huazuar prej disa kohësh te Venecia, megjithëse hapësirat për të kanë munguar edhe në Serinë B. Me afrimin e trajnerit Zenga tek kjo skuadër, ka ndryshuar edhe situata për sulmuesin shqiptar. Ky i fundit ka pasur më shumë minuta në këmbë, duke marrë një rol kryesor.

Goli i parë me këtë fanellë dhe për këtë sezon, erdhi vetëm para pak ditësh, në atë barazim me rezultatin 1-1 ndaj Foggias. Vrioni u bë i njohur për tifozët shqiptarë falë atij goli të shënuar kundër Italisë U-21 para disa muajsh, por duke parë hapat me të cilat futbollisti po avancon, zëvendësuesi i Sadikut mund të shihet tek Giacomo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top