
“Shqiperia.ch” solli para pak ditësh në mënyrë ekskluzive, faktin se mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli u shtrua në spital për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Futbollisti i Kombëtares kishte ndierë dhimbje të forta në stomak, ndërsa u shtrua me urgjencë në spitalin e Splitit.
Fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses, me lojtarin që pritet të rikthehet në fushën e lojës në fundin e muajit janar. Tashmë një tjetër njoftim i mirë vjen për futbollistin në fjalë. Ardian Ismajli e ka lënë spitalin e Splitit, për të shkuar pranë familjes.
Që nga dita e djeshme, mbrojtësi shqiptar ka mbërritur në Prishtinë, për të qenë pranë të dashurëve të tij. Panuçi po ndërton Shqipërinë e së ardhmes duke e bazuar edhe tek Ismajli, që në takimet e nëntorit ka qenë futbollisti më i mirë në fushën e lojës te Kombëtarja. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/