You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ismajli flet për “Shqiperia.ch”: Islanda dhe Turqia kanë rënë, nuk jemi kafshatë e lehtë për Francën

Ismajli flet për “Shqiperia.ch”: Islanda dhe Turqia kanë rënë, nuk jemi kafshatë e lehtë për Francën

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit, teksa do të ndeshet ndaj Francës, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës.

Një mundësi e mirë kjo për kuqezinjtë, që nuk mund të thuhet se kanë një grup të pakalueshëm, për të shkuar më tej në Europian. Ardian Ismajli është padyshim vlera e çmuar e Kombëtares, që na është bashkangjitur në nëntor.

Mbrojtësi i Hajdukut, ka treguar një formë të mirë edhe në nivel klubi, jo vetëm me Shqipërinë. Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, Ismajli është shprehur se Islanda dhe Turqia kanë rënë në ndeshjet e fundit.

“Sipas mendimit tim, të dy Kombëtaret nuk kanë pasur paraqitje të mirë në ndeshjet e fundit. Them se jemi të barabartë dhe kemi gjasa për vendin e dytë, që është një realitet shumë i mundshëm. Kjo sepse janë ekipe përafërsisht të barabarta dhe jo të pakalueshme. Megjithëse edhe Franca duke parë ndeshjet tona direkte të fundit me ta, nuk do të jemi një kafshatë e lehtë, pavarësisht se janë favoritët kryesorë”, u shpreh Ismajli. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top